Nicole Kidman është një nga aktoret më të mira të Hollywood dhe më jetëgjata. 52-vjeçarja do aktorja në filmin “The Undoing” bazuar në novelën “You Should Have Known” të Jean Hanff Korelitz.

Dhe ylli i “Big Little Lies” foli hapur për gazetarë duke treguar sesa e lumtur është në këtë fazë të karrierës së saj.
“Vetëm të jesh në gjendje të kesh zgjedhje të mira. Kam kaluar një periudhë të madhe kur nuk kisha mundësi për zgjedhje të mira,”- u shpreh ajo.
Ndërsa më pas shtoi duke folur për filmin e ri: “Ka shumë aktorë që nuk kanë zgjedhje, madje të kesh një zgjedhje është një mundësi e jashtëzakonshme. Unë shkova tek producentja Susanne Bier dhe i thashë: A dëshiron ta bëjmë këtë? Ajo ishte e vetmja producente që tha po dhe kjo është gjë e mrekullueshme.”
Përveç aktrimit, Nicole ka qëndruar para kamerave ku ka punuar si producentë ekzekutive dhe si regjisore e një numri të madh projektesh.
Kidman aktualisht ka 17 projekte në zhvillim sfida e harmonizimit të punës së saj dhe jetës personale kërkon planifikim.
Kur u pyetën se si arrin t’i bëjë të gjitha, Kidman tha se mori ca kohë shumë të nevojshme pushim.
“Mora 5 muaj pushim. Mbarova këtë në qershor dhe nuk u ktheva në punë. Fillova të filmoja sërish me Ryan Murphy tani me ‘The Prom’. Kështu që unë kam bërë me të vërtetë një pushim të gjatë. Nuk duket si. Por unë bëra,”- tha ajo.
“The Undoing” pritet të dalë premierë në pranverë me 6 seri në HBO.


