Një moment mjaft i veçantë dhe plot humor ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku shfaqet vajza e Vicktoria dhe David beckham duke i bërë make-up babait të saj.

Video e ngarkuar në llogarinë TikTok të stilistes Victoria Beckham ka marrë mbi 1 milion shikime në një kohë rekord. Në klip, 13-vjeçarja Harper Beckham shihet duke “pikturuar” fytyrën e të atit, ish-futbollistit të njohur David Beckham, me produkte grimi, ndërsa Victoria komenton me ironi të ëmbël në sfond.
David Beckham qëndron i ulur me sytë e mbyllur, duke i lejuar vajzës së tij të aplikojë me kujdes furçën e grimit rreth syve dhe ballit të tij. Kamera fokuson dorën e Harper-it dhe fytyrën e David-it, ndërsa Victoria dëgjohet duke thënë: “Pra Harper po pikturon babin”.
@victoriabeckham Sunday afternoon makeup with Harper 😂😂 Kisses @David Beckham ♬ original sound – Victoria Beckham Store
Victoria nuk i kursen komentet plot dashuri: “Ai duket shumë bukur… Duket shumë i pashëm”, ndërsa tregon burrin e saj me korrektor nën sy.
Një tjetër dëshmi e lidhjes së ngushtë dhe atmosferës së ngrohtë në familjen Beckham, që vazhdon të rrëmbejë zemrat e fansave në mbarë botën.
© Panoramaplus.al

