7 Prill, 2018

Momente të frikshme, Almeda filmon anijen e përplasur me ndërtesat


Tashmë udhëtimi Shqipëri-Turqi i është bërë një rutinë, prezantueses së “Dancing with the stars”. Almeda Abazi menjëherë pas përfundimit të pjesës së djeshme të spektaklit të kërcimit është kthyer në shtëpinë e saj në Turqi, pranë bashkëshortit të saj, Tolgahan.

Teksa kanë qenë duke udhëtuar së bashku poshtë urës së Bosforit, Almeda ka filmuar një aksident mjaft të frikshëm. Një anije gjigande papritur përplaset me disa ndërtesa duke shokuar të gjithë të pranishmit.

“O zot i madh, kjo ndodhi para 10 minutash”, ka shkruar Almeda krahas videos.

 

Panorama Plus

© Panoramaplus.al