Dy infermiere janë zënë me njëra-tjetrën teksa pushonin tek kafeneja e spitalit ku punonin.

Pamjet tregojnë se gratë kanë injoruar distancën shoqërore dhe janë përleshur, duke përfunduar edhe të shtrira në tokë, raporton “The Sun”.
Në fillim të videos, që besohet të jetë filmuar në një spital në Londër gjatë fundjavës, vajzat shihen duke debatuar me njëra-tjetrën.

Por nuk ka zgjatur shumë dhe njëra prej tyre i është hedhur tjetrës në fytyrë, duke bërë që “lufta” të shpërthejë shpejt.

Ato shfaqen duke u kapur për flokësh ndërkohë që një person ka filmuar skenën tronditëse.

Gjatë videos vihet re se vajzat vazhdojnë të luftojnë edhe të shtrira në tokë, deri në momentin që njëra e mbërthen tjetrën nga fyti me anë të këmbëve.

Përdoruesit në media sociale shprehën tronditjen nga këto pamje të dhunshme në internet, ndërkohë që vendi po lufton me një pandemi globale.


