19 Qershor, 2025

Moment i sikletshëm për Brad Pitt dhe të dashurën në tapetin e kuq të “F1”! Aktori shmang puthjen e partneres, çfarë ndodhi mes tyre


Brad Pitt pati një moment të papritur dhe disi të sikletshëm në premierën botërore të filmit të ri “F1”, e cila u zhvillua në New York.

Ylli i Hollivudit u shfaq në tapetin e kuq përkrah partneres së tij, Ines de Ramon, por një ndërveprim mes tyre tërhoqi menjëherë vëmendjen e rrjeteve sociale.

Në një video të shkurtër që u shpërnda me shpejtësi në platforma si Twitter/X, Ines duket se përpiqet ta puthë aktorin, por ai shmang gjestin, duke kthyer kokën në drejtim të një gruaje tjetër me të cilën nis të bisedojë. Kjo sjellje shkaktoi reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit komentuan se Pitt u soll “sikur nuk e njihte” të dashurën e tij.

Brad Pitt dhe Ines de Ramon janë lidhur në fund të vitit 2022, ndërsa aktori e ka përshkruar kohët e fundit jetën e tij personale si “në një fazë të mrekullueshme”. Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2024 përfundoi zyrtarisht divorci i tij me Angelina Jolie, duke i hapur rrugë një kapitulli të ri në jetën e aktorit.

© Panoramaplus.al