23 Shkurt, 2018

Moderatorja shqiptare puthet me bashkëshortin në sy të vajzës, reagimi i saj është befasues


Aulona Musta ka publikuar një video në Instagram teksa shihet duke u puthur në buzë me bashkëshortin e saj në sy të vajzës së tyre të vogël, Amarës.

Siç shihet edhe nga videoja, vogëlushja bukuroshe bën një reagim shumë të bukur pasi buzëqesh sapo i shikon prindërit e saj duke u puthur.

“Kam degjuar shpesh cifte te thone qe nuk puthen ne sy te femijeve se nuk eshte mire. Une nuk gjykoj asnje per zgjedhjet qe ben, ama personalisht kam totalisht tjeter mendim. Sa me shume dashuri mes prinderve te ndjeje e shohe femija, aq me i lumtur eshte. Fytyra qe Amara ben kur une dhe bashkeshorti im puthemi eshte nje nder imazhet me te bukura per mua, sepse ja shoh lumturine ne sy, nderkohe qe ajo sheh dhe ndjen dashurine ne ajer. Eshte nje rreth vicioz dashurie dhe lumturie…
Prandaj keshilla ime eshte dashurohuni ne sy te frmijeve, ndersa “sherret” bejini larg syve te tyre! Une per vete keshtu e bej.”, ka shkruar Aluona bashkangjitur kësaj videoje.

A post shared by Aulona Musta (@aulonamusta) on

© Panoramaplus.al