10 Prill, 2018

Moderatorja shqiptare po martohet?


Ajo është një ndër moderatoret më të dashura dhe më simpatike për publikun, dhe padyshim kjo gjë shpeshherë e ka sjellë në qendër të thashethemeve nga mediat rozë. Bukuroshja e “Pa filtër”, Jona Spahiu verën e kaluar bëri publike lidhjen e saj me biznesmenin Frenkli Ymeri.

 

Ditën e sotme në emisionin radiofonik të mëngjesit “Chaud Patate” në “Energy Radio”, moderatorët e emisionit thanë se sipas një burimi të sigurt pranë familjes së të dashurit të saj, ata do të martohen së shpejti. Ky lajm i martesës erdhi i papritur për të gjithë fansat e çiftit.

Ende nuk dihet nëse arsyeja e kësaj martese të papritur të jetë ndonjë shtatzëni e mundshme e moderatores, pasi në foton e postuar së fundmi nga Jona në profilin e “Instagram”, barku i saj duket paksa i rrumbullakosur. /xing.al/

© Panoramaplus.al