Ajo njihet si një vajzë që pëlqen të bashkëjetojë me trended e fundit të modës si dhe e apasionuar pas tatuazheve. Bëhet fjalë për moderatoren Roza Lati, e cila numëron në trupin e saj disa tattoo.

E si pasojë, Roza ka bërë lëvizjen e rradhës, duke u kujdesur për një tatuazh që ka pas qafës. Ajo ka shkuar te tatuatori dhe ka përforcuar apo rregulluar një tatuazh me një kalë deti që e ka pasur kohë më parë.

Moderatorja ka postuar një fotografi në “Instastory”, ku duket se procesi i bërjes se një tatuazhi dhemb, por pavarësisht kësaj ajo nuk ndalon.
“As më dhimbti hiç… kujtoja se do thoja!”-ka shkruar moderatorja duke treguar kështu se zona që ajo ka zgjedhur të bëjë tatuazhin e ri, ajo pas veshit, mesa duket është disi e dhimbshme.
© Panoramaplus.al
