12 Qershor, 2018

Moderatorja shkëlqeu e tëra në ditën e saj të veçantë, por ja sa kushtuan sandalet e nusërisë


Kryefjalë e lajmeve rozë këtë javë është dasma e moderatores Jona Spahiu me partnerin e saj Frenkli Ymeri, të cilët gjithashtu do të bëhen prindër për herë të parë.

Jona është në pritje të ëmbël të një djali dhe dukej rrezellitëse në muajt e fundit të shtatzënisë. Të gjithë mbeten të mahnitur nga pamja e moderatores në ditën e dasmës.

Teksa miqtë publikon foto e video nga dasma e saj, moderatorja bukuroshe priti deri ditën e sotme ku postoi edhe detaje nga dita e rëndësishme.

Ajo publikoi në profilin e saj në “Instagram” disa foto nga ceremonia e martesës, ku tregonte fustanin magjepsës, tualetin jo fort të rënduar dhe buqetën e luleve që mbante në dorë. Jona ndau me ndjekësit edhe sandalet e nusërisë.

Për të gjithë ata që u bënë kuriozë, sandalet e moderatores ishin të firmës Jimmy Choo dhe sipas ‘Iconstyle’ kanë kushtuar plot 525 euro.

Mesa duket kjo markë është e preferuara e vajzave të famshme shqiptare, pasi Marina Vjollca dhe Xhensila Myrtezaj vitin e kaluar preferuan të njëjtën firmë këpucësh në ditën e dasmës.

© Panoramaplus.al