1 Qershor, 2018

Moderatorja na habit të gjithëve, shndërrohet në një kineze e vërtetë (Foto)


Moderatorja e njohur, e ka bërë traditë të na tani më të na surprizojë me paraqitjen e saj çdo të premte. Këtë herë, Almeda Abazi, prezantuesja e programit “Dancing With the Stars”, është paraqitur sot krejt ndryshe.

Siç ka treguar edhe me postimet e saj në “Instastory”, sot ajo është paraqitur si një kineze e vërtetë, duke na lënë me gojë hapur me këtë transformim.

Por duhet thënë se ajo duket një kineze shumë simpatike dhe e ëmbël. Moderatorja duhet përgëzuar për këto transformime që bën herë pas herë, kujtojmë se javë më parë Almeda na habiti me paraqitjen e saj si aktorja Audry Hepburn.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al