Këtë verë ishte vetë moderatorja Jona Spahiu ajo që publikoi një foto nga pushimet, në krahët e djaloshit që dashuron. Por asnjë detaj rreth tij…
Pra përveç asaj poze, dyshja e të rinjve janë treguar shumë diskretë në publik lidhur me historinë e tyre, duke qenë se Jona është vajzë e famshme. Deri tani ama!
Sepse ata kanë nisur që në gëzime të njerëzve të afërt, të shkojnë si çift. Ditën e diel modelja e famshme dhe e bukur Vivian Canaj, u martua në një dasmë të madhe mbajtur në qendër të kryeqytetit. Në mesin e të ftuarve ishte edhe Jona Spahiu, mikesha e saj e dashur.
Jona nuk ishte e vetme në dasmën e shoqes. Ajo shkoi çift me të dashurin e saj, një biznesmen që quhet Frenkli Ymeri. Ata dukeshin aq të lumtur bashkë, siç mund të vëreni edhe në fotot tona, ku dyshja shfaqen duke kërcyer, shkruan revista “Who”.



