Fiori Dardha njihet si një ndër personazhet e ekranit shqiptar që nuk e ka problem që ta shprehë mendimin e saj, pavarësisht nëse pritet mirë apo jo nga ndjekësit e saj.

Moderatorja e njohur është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, dhe mban një kontakt të vazhdueshëm me fansat e saj. madje ajo ka gjetur kohë që të realizojë edhe një komunikim me ndjekësit e saj nëpërmjet opsionit pyetje-përgjigje që bëhen në “Instastory”.

Gjatë kësaj bisede ajo ka zbuluar një sekret që personazhet e tjerë të famshëm preferojnë që ta mbajnë për vete. Fiori ka treguar se është si të gjithë ne njerëzit e thjeshtë dhe madje ka blerë edhe veshje te rrobat e përdorura apo siç e njohim ne “gabi”.
“Ku i gjeni aq shumë rroba? Ke blerë ndonjëherë të përdorura?”, e ka pyetur një ndjekës i saj.

“Veshjet që mbaj në përditshmërinë time sigurisht që i blej të gjitha. Veshjet që mbaj në ekran, në shumicën e rasteve sigurohen nga butik me të cilët kemi marrëveshje bashkëpunimi. Kam blerë veshje të përdoruara sa i kam luajtur fenë, vite më parë kur nuk kisha mundësi të blija gjithçka të re”, ka thënë Fiori.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al

