11 Qershor, 2018

Moderatorja e njohur i jep fund beqarisë, ja si duket ajo me fustanin e bardhë (Foto)


Këto kohët e fundit u përfol shumë për të dhe për shtatzëninë e saj, por ditën e djeshme moderatorja e njohur e ekranit shqiptar i ka dhënë fund beqarisë. Ajo u martua me të dashurin e saj prej vitesh Frenkli Ymeri.

Moderatorja u përpoq ta mbante të fshehtë ditën e saj të dasmës, por kanë qenë disa miq të saj që kanë publikuar foto nga ceremonia e saj.

Bëhet fjalë për moderatoren e talentuar, Jona Spahiu, e cila në një ceremoni fare intime, ku kishte të ftuar vetëm familjarë dhe miq të saj, u lidh në martesë me djalin simpatik.

Jona duket mahnitëse me fustanin e saj të nusërisë, ku bie në sy shumë barku i rrumbullakosur, ajo së shpejti do të bëhet nënë e një djali.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al