4 Qershor, 2025

“Lumturi pa filtra!”- Moderatorja e njohur bëhet nënë për herë të dytë, detaji interesant nga lindja që i habiti të gjithë


Moderatorja e njohur Alba Çobaj është bërë nënë për herë të dytë, tashmë me një djalë. Ajo e ka dhënë lajmin e bukur përmes një postimi në “Instagram”, teksa nuk e ka fshehur lumturinë dhe emocionin që ndjen.

Pasi ka ndarë një foto më të voglin në duar, ajo ka shkruar përbri se “Zoti i bekoi sërish me një engjëll”.

Mirëpo detaji më interesant ishte se i vogli ka lindur fiks në ditën e emrit që prindërit kishin zgjedhur për të.

“Tomas zgjodhi të vinte në jetë javën e 41-të, rastësisht në ditën e emrit që i kishim vendosur,” shkruan Alba.

Postimi i plotë:

Lumturia pa filtra! Zoti na bekoi sërish me një engjëll sot në orët e para të mëngjesit 😇

Tomas zgjodhi të vinte në jetë javën e 41-të, rastësisht në ditën e emrit që i kishim vendosur. Mami, babi dhe motra të duan shumë binjak i vogël kokëfortë që mezi tu mbush mendja të dilje

© Panoramaplus.al