Ditën e sotme moderatori i njohur shqiptarë është surprizuar nga një fanse e tij në ambientet e punës. Ardit Gjebrea është surprizuar teksa po punonte në ambientet e televizionit “Klan”, ku një vajzë ka vajtur për t’i dërguar një dhuratë që e ka emocionuar moderatorin.
Ka qenë vetë Arditi, ai që ka treguar për surprizën që i është bërë nga fansja në rrjetin e tij social “Instagram”, ku ka publikuar foto me dhuratën që ka marrë.

Vajza e talentuar ka bërë një portret të Gjebreas me vajzën e tij, përkrahë fotos së publikuar moderatori shkruan: “Nuk ka profesion, por pasion” dhe falenderon fansen për dhuratën e bërë.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
