22 Maj, 2025

Moderatori i famshëm bëhet gjysh për herë të parë, jep lajmin e ëmbël në transmetim live


Jimmy Kimmel u bë gjysh për herë të parë , pasi vajza e tij, Katie, lindi një vajzë të shëndetshme, fryt i dashurisë së saj me bashkëshortin, Will Logsdon.

Lajmi i gëzueshëm u bë i ditur nga prezantuesi i “Jimmy Kimmel Live!” vetë. të martën në mbrëmje, më 20 maj, gjatë fjalimit hapës të shfaqjes së tij.

“Foshnja është shumë e shëndetshme “, tha ai, përpara se të zbulonte emrin e mbesës së tij.

“Ata i dhanë asaj një emër shumë të lezetshëm. Emri i saj është Melania “Melania De Stallion…,” shtoi ai me shaka.

Më pas ai rrëfe emrin e saj të vërtetë: Patti Joan.

Kimmel nuk u shfaq në “Jimmy Kimmel Live!” të hënën, më 19 maj, pasi mbesa e tij lindi atë ditë. “Duhej të kishim një shfaqje dje, por nuk e bëmë, sepse vajza ime lindi një fëmijë mbrëmë”, shpjegoi ai në fillim të shfaqjes.

“Vajza ime e madhe, e dini, shumë njerëz mendojnë se kam vetëm dy fëmijë të vegjël, por nuk e dinë që kam edhe dy më të mëdhenj. Vajza ime e madhe, Katie, dhe burri i saj, Will, pritën në jetë një vajzë pikërisht në kohën kur do të transmetonim programin. Kështu që vendosa të isha atje në vend që të isha këtu.”

Ishte vetëm hera e dytë në 22 vjet që prezantuesi mungonte në emisionin e tij. E mëparshmja ishte kur ai iu nënshtrua një apendektomie. Siç theksoi ai, shumë të afërm dhe miq ishin të pranishëm në repartin e maternitetit : “Kishim një ushtri njerëzish në spital, ishte më i madh se Coachella “, tha ai me shaka.

Jimmy Kimmel ka Katie, 33 vjeçe, dhe Kevin, 31 vjeç, nga martesa e tij me Gina Mandy, ndërsa ka edhe dy fëmijë me gruan e tij, Molly McNearney,  Billy, 8 vjeç dhe Jane, 10 vjeçe.

© Panoramaplus.al