24 Nëntor, 2020

Moderatori Ed Manushi infektohet me COVID-19, ja si është gjendja e tij shëndetësore


Moderatori Ed Manushi është infektuar me koronavirus.

Lajmi u dha nga kolegia e tij dhe ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ina Kollçaku.

Ajo publikoi një fotot të moderatorit dhe shkroi: “Të shkuara, COVID-19 nuk na ndalon.”

Menjëherë ndjekësit e saj janë interesuar të dinë më shumë rreth gjendjes shëndetësore të Edi Manushit.

“Çfarë ka ai, na kthe përgjigje”- i shkroi një prej fansave.

Ina Kollçaku u shpreh se moderatori është mirë për momentin dhe ka vetëm pak temperaturë.

“Edi ka dalë pozitiv me COVID-19. Për momentin është mirë, ka vetëm pak temperaturë, asgjë shqetësuese. Urojmë ta kalojë sa më lehtë,”- shkroi ajo.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al