13 Prill, 2018

Moderatore e famshme dhe pronare biznesesh, por ja me çfarë shkon në punë Alketa Vejsiu


Alketa Vejsiu është një prej moderatoreve më të njohura të televizionit shqiptar dhe padyshim, një ndër më të suksesshmet. Ajo e ka nisur karrierën e saj që fëmijë dhe vazhdon të mos i ndahet televizionit.

Edhe pse një femër shumë e suksesshme, Alketa vazhdon që të qëndrojë një njeri i thjeshtë. E një gjë të tillë moderatorja e ka treguar nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social “Instagram”.

Ajo ka publikuar një foto ku e shohim të veshur sportive, tërësisht në të bardha, ndërkohë që qëndron mbi biçikletë.

“Në punë me bicikletë”, ka shkruar krahas fotos Alketa.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al