Mbrëmë në sheshin “Skënderbej” është mbajtur koncerti madhështor me të ftuar special yllin latin, Daddy Yankee. Gjithashtu mbrëmë elektrizuan sheshin edhe dy këngëtarët e njohur Enca Haxhia dhe Ledri Vula.

Ndërkohë në radhët e publikut ishte edhe moderatorja e njohur Aulona Musta, e cila publikoi video të shumta në “Instastory”. Mirëpo kur Enca ka dalë në skenë, Aulona ka bërë për këngëtaren deklaratën e papritur.

“Ja dhe kjo dashnorja e burrit tim.”- shkruan moderatorja në postimin ku etiketon Encën. Por kuptohet se gjithçka është një shaka, pasi kujtojmë se moderatorja i është referuar këngës “Dua” të Encës, ku ajo shfaqet në klip si gruaja e modelit që e tradhton me këngëtaren.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
