Që ti rrinte sa më mirë fustani i nusërisë, një modele e bëshme amerikane vendosi që të zvogëlonte gjoksin. Por mesa duket ajo nuk e kishte menduar asnjëherë se fansat e saj nuk do të ishin të kënaqur me vendim që kishte marrë.

Ajo është Ashley Alexiss, e cila njihet si Ashley Graham e re. Ajo do të martohet në shtator, por kishte një vit që e kishte menduar reduktimin e gjoksit.

“Po vija re që me kalimin e viteve, po shtohej dhembja e shpinës. Më pas, shpina më jepte probleme kudo në trup. Jam 27 vjeç, por ndihesha e moshuar”, u shpreh modelja.

Fansat e saj si edhe miq e kanë kritikuar shumë për zvogëlimin e gjoksit. Ata komentojnë në fotot e Ashley-t në rrjetet sociale se ajo njihet prej gjoksit të madh dhe reduktimi i tij do të ndikojë për keq në karrierën si modele.


