Pasditen e djeshme modelja Endi Demneri ka qenë e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit ku ka folur rreth karrierës së saj por edhe jetës si studente.
Endi e shoqëruar nga kamerat e emisionit treguan telajon me të cilën ajo po punon për momentin në shkollën e saj. “Kjo është piktura me të cilën po merrem për momentin” – ka rrëfyer ajo.
Por duket se nuk ka qenë aspak kështu, pasi modleja ka marrë një pikturë të një studenti tjetër dhe e ka paraqitur si të sajën.
Kanë qenë të shumta komentet që e kanë vënë në dukje këtë detaj, ndërsa edhe Sara Kapo ka bërë një postim për Endin.
Nuk e di me çfarë guximi këto fotomodelet marrin pikturën e dikujt tjetër dhe e shpallin si të vetën në televizion. Turp dhe gjynah për ty zemër!”, ka shkruar Sara.


