3 Prill, 2018

Modelja shqiptare zgjedh ish-arbitrin për kollaren: E kuqja tërbon edhe demin…


Modelja Trejsi Sejdini ishte e ftuar mbrëmë në emisionin “Procesi Sportiv”, në “Top Channel”.

Ajo zgjodhi për të kërcyer, ish-arbitrin, tashmë moviolist në emision, Lorenc Jeminin, ndërsa këtë vendim e shpjegoi me ngjyrën e kuqe të kollares.

“Jemini ka vënë kollare të kuqe dhe është një shprehje, që ‘e kuqja tërbon edhe demin’, ndaj zgjodha atë”, tha me humor 17-vjeçarja.

Trejsi u bë e famshme në një video të publikuar rreth 4 vite më parë në rrjetet sociale, ku shfaqet duke goditur një djalë.

Vetëm pak ditë më parë në emisionin ‘Top Show’, 17-vjeçarja tregoi se ishte penduar për atë që kishte bërë dhe se i kishte kërkuar falje djalit që godiste. /tch/

© Panoramaplus.al