19 Korrik, 2023

“Modelja shqiptare që bën tifo për Milanin”, media italiane i dedikon artikull Jori Dellit


Ajo nuk ishte e panjohur edhe më parë në Itali, por pjesëmarrja në Big Brother VIP Albania 2 ia ka arritur edhe më shumë famën.

Fjala është për Jori Dellin, modelen dhe influencuesen e lindur në Mestre dhe e rritur në Quarto di Altino, në provincën e Venecias, por me origjinë shqiptare.

 Gjigandi mediatik Mediaset i ka dedikuar një artikull 27-vjeçares, e cila kohët e fundit po jeton mes Torinos dhe Tiranës, si pasojë e projekteve të shumta pas përfundimit të spektaklit në maj.

1Jori Delli ka një numër shumë të lartë ndjekësish në rrjetet sociale dhe skuadra e saj e preferuar është Milani.

Në gusht të 2019-s, modelja shqiptare ishte protagoniste në një spot reklamash me dy yjet e futbollit botëror, Kristiano Ronaldo dhe Nejmar. Jori ka pasur edhe bashkëpunime të tjera në botën e sportit me reklama të ndryshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jori ??? (@joridelli)

© Panoramaplus.al