Modelja e njohur shqiptare Afërdita Dreshaj është duke kryer përgatitjet e dasmës së saj, e cila do të zhvillohet muajin tjetër. Nga postimet e shumta në “Instagram”, ajo tregon se është mjaft e lumtur krah partnerit të saj çek, sportistit Jakub Kindl.

Ndërkohë disa ditë më parë Afërdita ka darë me ndjekësit e saj në “Instastory” pamje nga shtëpia luksoze e çiftit në Miami, duke tërhequr kështu vëmendjen e të gjithëve.

Mirëpo një ditë më parë, modelja ka publikuar një tjetër foto nga një tjetër kënd i shtëpisë. Përveç pamjes së këndshme me flamingo të pikturuara mbi mur dhe statuja flamingoje si aksesorë, vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr Ermal Mamaqi.

Ky i fundit i ka lënë këtë koment: “Po mi t’keqen po. E gjete burrin ti. Po ne të tjerët ça të bëjmë”. Ndërkohë ajo i përgjigjet: “Po të pres në Miami”.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
