31 Janar, 2018

Modelja shqiptare pozon topless (FOTO)


Tika Camaj është një nga modelet me origjinë shqiptare më seksi, e cila karrierën e saj aktualisht e vijon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Së fundmi Camaj ka publikuar për ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”, një set fotografik në shkretëtirë, ku ajo shfaqet topless dhe në super formë.

Ndërkohë pak kohë më parë, një tjetër modele shqiptare, Afërdita Dreshaj, bëri të ditur se Tika do të jetë shoqëruesja e nuses në dasmën e saj.

© Panoramaplus.al