Pak ditë më parë, modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj u bë nënë për herë të dytë të një vajze, të cilën e pagëzoi me emrin e veçantë Mia Soraya.

Emina është shumë aktive në rrjetet sociale, ku në profilin e saj në “Instagram” poston foto e video të shumta. Një ditë më parë ajo ka publikuar një fotografi të ëmbël të vajzës së saj të madhe Elia dhe vogëlushes së porsalindur.

“Bota ime! Tani ju do ta keni njëra-tjetrën përgjithmonë. Lum motra për motër. Ella Faria ka rënë në dashuri me Mia Soraya-n”, shkruan Emina në foton e saj, ku 2-vjeçarja shihet shumë e lumtur me pranin e së motrës.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al

