Afërdita Dreshaj është një ndër modelet më të përfolura në showbiz-in shqiptar. Ajo është distancuar nga pak pasi po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka shumë kohë që Afërditën nuk e kemi parë të japë intervista por na tregon për të rejat më të fundit që ndodh me të. Së fundmi bukuroshja ka bërë një postim në rrjetin social “Instagram” ku ka zbuluar dhuratën e veçantë që ka marrë nga partneri i saj.

“Shën Valentini erdhi më herët për mua, Gëzuar”, shkruan Afërdita teksa na tregon se dhurata është nën “vulën” e firmës prestigjioze “Saint Laurent”.

PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
