Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagam”, modelja shqiptare Angela Martini ka zbuluar një sekret të saj.

Ajo ka thënë se nuk ka gatuar asnjëherë. Edhe pse modelja seksi ka publikuar një fotografi ku shfaqet në kuzhinë me një thikë në dorë, Martini nuk e ka në mend që të bëjë një gjë të tillë në vijim.

“E lodhur duke punuar në kuzhinë… Nuk kam gatuar asnjëherë në jetën time dhe nuk do të gatuaj asnjëherë”, shkruan Angela bashkëngjitur me foton.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
