28 Janar, 2019

Modelja seksi sulmon Kim Kardashianin: I ka ikur mosha (FOTO)


Anastasia Kvitko është një modele e njohur ruse, e cila u bë mjaft e famshme për shkak të krahasimit që i bëhet me seks simbolin, Kim Kardashian.

Por 23-vjeçarja është shprehur shpeshherë se është shumë më e bukur se Kim. Ajo thotë se kanë të përngjashëm vetëm format fizike.

Anastasia së fundmi ka sulmuar sërish Kim Kardashianin, duke u shprehur se asaj tanimë i ka ikur mosha dhe i ka mbetur vetëm “Photoshop”-i.

Madje tani 23-vjeçarja ka me miliona ndjekës në profilin e saj në “Instagram”. Vitet e fundit ka patur 2.1 milionë ndjekës, ndërsa tani ka plot 7.6.

© Panoramaplus.al