29 Shkurt, 2020

Modelja seksi nxjerr zbuluar Robert Berishën për lidhjen e fshehtë: Nuk është krim të jesh dashnorja


Ai i këndoi “dashnores”, ndërsa ish-gruaja zbuloi pak nga identiteti i vajzës seksi që i mori burrin me këngën “Ana”. Fjala është për muzikantin Robert Berisha dhe ish-bashkëshorten e tij, Nora Istrefi. 

Edhe pse Roberti nuk e pranoi asnjëherë se kishte qenë në një lidhje me një modele seksi që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte vetë Xhesika Kadiu që e ka nxjerrë zbuluar atë, duke befasuar me deklaratën e saj në lidhje me marrëdhënien me Robert Berishën.

Çifti u përfol për një lidhje, por pavarësisht fotove që qarkulluan në portale të ndryshme, Berisha e mohoi një gjë të tillë. Mirëpo, duket se mes tyre ka pasur vërtet diçka dhe këtë e konfirmoi me një deklaratë të gjatë në “Instagram” vetë modelja.

Ajo shkruan se është e vërtetë që ka qenë në një lidhje me Robert Berishën, e madje shton se shpreson që ata të kthehen sërish bashkë.

“Po, është e vërtetë që kam qenë në lidhje me Robert Berishën. Nuk e kuptoj pse gjërat duhen fshehur, thua se po bëjmë krim. Personalisht, mendoj që ka një dallim të madh mes të mbajturit një gjë private dhe të mbajturit një gjë sekret. Jam totalisht dakord që lidhja të mbahet private, po nuk mund të qëndroj në lidhje me dikë që më mban sekret. Njerëzit gjithnjë do të paragjykojnë dhe të kërkojnë dikë për të fajësuar. Është diçka që nuk mund të ndalet. 

Fytyrat publike harrojnë që edhe ata janë njerëz, kanë nevojë për dashuri dhe bëjnë gabime si çdokush tjetër. Ne kemi një jetë për të jetuar. E nesërmja nuk na premtohet, kështu që unë nuk mund të jetoj një gënjeshtër. Ndoshta jam gabim për këtë, por nuk më bëhet vonë. Ne të gjithë mësojmë nga gabimet tona. Jam kjo që jam dhe nuk kam asgjë për të fshehur. Robert, të falënderoj shumë për gjithçka që me ke dhënë këtë vit që shkoi dhe do doja që gjërat të ishin ndryshe për ne. Ky stil jete shkatërron shumë gjëra të mëdha dhe kënaqësi të jetës. Shpresoj që një ditë gjërat do të ndryshojnë dhe ne mund të jemi bashkë përsëri. Edhe nëse nuk do të jemi, përsëri dëshiroj më të mirën për ty. Të dua tani dhe përgjithmonë!”, shkruante ajo.

Por duke qenë se pas kësaj deklarate nisën sulmet kundër saj, pasi sipas tyre kishte shkatërruar martesën e Robertit me Norën duke hyrë në mes të çiftit si dashnore, modelja u detyrua të bënte një tjetër postim.

Pas deklaratës së saj, Xhesika u gjykua ashpër nga fansat duke u akuzuar se prishi martesën mes çiftit. Por ajo u vetëmbrojt në këtë mënyrë: “Doja të bëja një gjë të qartë përpara se të gjykohem më shumë. Nuk kam shkatërruar martesë, nuk kam shkatërruar familje. Lidhja ime me Robertin filloi pasi ai dhe ish-bashkëshortja i dhanë fund martesës së tyre. Jam rritur nga një familje e bukur që ka moral dhe respekt, si dhe më ka mësuar çfarë është e mira dhe e keqja.”

Ndërsa u shpreh se asnjë nuk do arrijë kurrë të kuptojë situatën mes saj dhe Robertit, duke u kërkuar ndjekësve të mendohen para se të bëjnë, sipas saj, akuza të tilla.

“Përpara se të gjykoni, kujtoni se kjo është një situatë, të cilën asnjë prej jush nuk mund ta kuptojë kurrë dhe është në rregull, por ju kërkoj që të mendoni para se të flisni dhe të bëni akuza të rreme”, shtoi Xhesika.

Ajo i fshiu më vonë të gjitha postimet nga “Instagram”- i, duke u nisur edhe nga fakti se Roberti heshti, pra nuk dha asnjë deklaratë në lidhje me këtë rrëfim të saj. Kujtojmë se kohët e fundit, Nora Istrefi publikoi këngën “Anna”, që ia kushtoi “dashnores” së bashkëshortit.

“ANNA” QË I MORI ROBERTIN, KUSH ËSHTË MODELJA SEKSI SË CILËS I LUTEJ NORA 

Tradhti e pendesë u vu re në telenovelën pas divorcit VIP më të bujshëm të vitit 2019, mes këngëtarëve Robert Berisha dhe Nora Istrefi. Kënga mban titullin “Anna” dhe flet për historinë e një tradhtie në çift. “Anna” është vajza që përpiqet t’i marrë partnerin Norës, që në klip interpretohet nga një modele që aktron me Gjikon, por që flitet se është një dedikim i pastër për Robert Berishën, partnerin prej 13 vitesh, me të cilën ka një vajzë.

Këngëtarja Nora Istrefi publikoi bashkëpunimin me Gjikon, një këngë që po pritej me padurim nga fansat, që kur dyshja e njoftoi me anë të postimeve në rrjete sociale. Kënga mban titullin “Anna” dhe flet për historinë e një tradhtie, pasi “Anna” është vajza që përpiqet t’i marrë partnerin Norës.

“O Anna, dashninë tem ti mos e merr, e di që mundesh, po s’është fair (e drejtë)”, janë një pjesë e vargjeve që artikulon Nora në këngë. E ndërkohë që marrëdhënia e Norës me Robertin është akoma e paqartë nëse janë bashkë apo jo, pasi shpesh pushojnë bashkë, u fol se vajza së cilës ajo ia dedikoi këtë këngë është modelja shqiptare që jeton në Amerikë, Xhesika Kadiu.

Në skenat e klipit të Norës shihet një vajzë që duket kopja e Xhesikës, vajza me të cilën Roberti u fotografua duke pushuar në plazhet e Turqisë.

Ndarja e Robert Berishës dhe Nora Istrefit ishte një nga lajmet rozë më të komentuara të këtij viti. Për të mos u lënë hapësirë “gojëve të liga”, ishte vetë këngëtari shqiptar që vendosi ta ndajë me të gjithë lajmin e bujshëm të ndarjes nga bashkëshortja e tij, Nora Istrefi, me të cilën ka edhe një vajzë, Renee.

Nga ana tjetër, dukej më interesante faza postdivorc. Para Norës, ishte vetë Roberti që tha se ia dedikoi Norës këngën “Ajo nuk është unë”, me të cilën konkurrroi në Festivalin e 58- të të Këngës në RTSH. I ftuar në “Aperi Fest”, gjatë bisedës spontane me gazetarin Eni Shehu, Roberti nuk mundi t’u shpëtonte dot pyetjeve provokuese të Enit, i cili e ngacmoi për marrëdhënien mes tij dhe ishpartneres këngëtare, Nora Istrefi, dhe nëse ishte kjo këngë një dedikim për të.

Ai tha se kush do ta kuptojë ashtu, le ta kuptojë, s’është punë për të. Ndër të tjera, Roberti tregoi se vazhdon të ketë kontakte të vazhdueshme me Norën pas divorcit, pasi njoftoi se ajo ka gati për të publikuar një këngë mjaft të mirë dhe fjala ishte pikërisht për këngën “Ana”. Më pas ai publikoi këngën “Dashnores”, të shoqëruar me një deklaratë që ndezi shumë replika.

Sipas Robertit, grave që u plotësohen të gjitha kushtet e dëshirat nga burri, të mos të bëjnë gabime, se sa më shumë gabime të bëjnë, aq më shumë shtohet numri i dashnoreve.

Më pas, Robert Berisha ai tregoi se për këtë deklaratë ishte inspiruar nga historia e një shokut të tij, ndërkohë që mohoi të kishte dashnore vetë, pasi kishte një vit pa pasur marrëdhënie me një femër. E duket se pas këtyre deklaratave, modelja nuk ka duruar më, duke vendosur të flasë hapur për lidhjen që ka pasur me Robertin.

Divorci i çiftit Nora-Roberti ishte më i bujshmi për vitin 2019 në botën e showbizzit, pasi kishin një histori të gjatë 13-vjeçare dhe janë tashmë prindër të vajzës së tyre, Renee. Pyetjes nëse do të ketë rikthim të tij me Norën, ai iu përgjigj prerë: “Jo”. /Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al