8 Mars, 2018

Modelja seksi mahnit fansat e saj, shfaqet me të brendshme e me barkun e rrumbullakosur


Kanë kaluar vetëm dy ditë nga lajmi që qarkulloi me shpejtësi në mediat rozë, se modelja bukuroshe bionde, Amina Shena është në pritje të ëmbël.

Lajmin e dha vetë modelja e cila postoi në “Instagram” një palë çorape foshnjash. Ndërsa sot Amina i ka surprizuar të gjithë duke postuar foton me barkun e rrumbullakosur.

Modelja shihet e veshur me të brendshme të kuqe, e mbështetur tek partneri i saj, reperi Lazy dhe të dy duke mbajtur duart tek barku.

“Mami dhe babi”, shkruan modelja e cila ka bërë të ditur se është në pritje të një djali.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al