10 Janar, 2021

Modelja Kleoniki Delijorgji “thumbon” Alesia Bamin: Është kota biskota


Kleoniki Delijorgji është një nga modelet shqiptare më të suksesshme.

Dhe mbrëmjen e djeshme e ftuar në “Shiko Kush Luan”, asaj iu është kërkuar që të tregojë se kush është sipas saj “modelja shqiptare më bishë dhe ajo më kota biskota”.

Ish-Miss Shqipëria vlerësoi Emina Cunmulajn, e cila ka sfiluar në pasarelat ndërkombëtare, duke e konsideruar më të mirën.

Ndërsa ish-velinën, Alesia Bami e konsideroi “kota biskota” ose ndryshe si më të keqen.

“Mendoj se më e mira është Emina Cunmulaj, një big up për Eminën. Në Shqipëri për mua 90% e tyre janë kota biskota, se as nuk i njoh me emra, disa vajza që kam punuar unë më përpara dhe tani janë në television, mund të them Alesia Bami nëse konsiderohet modele, më vjen keq e dashur,”– u shpreh Kleoniki Delijorgji.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al