Modelja Aurela Hoxha ka thuajse 10 vite që është bërë pjesë e botës së spektaklit në Shqipëri. Ndërsa vitet e fundit, falë edhe ndikimit të rrjeteve sociale, ajo është shndërruar në një prej personazheve më të përfolur në mediat rozë.

Ditën e sotme Aurela feston ditëlindjen. “Xing.al” shkruan se ajo mbush 33 vjeçe.

Ndërkohë miq të shumtë e kanë uruar Aurelën nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, midis të cilëve edhe fotografi Endrit Mërtiri, me të cilin u përfol për një zënkë disa javë më parë.



PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
