8 Maj, 2018

Modelja e njohur e “Playboy”, shtatzënë me 65-vjeçarin egjiptian (FOTO)


Një modele e “Playboy” po pret fëmijën e saj të parë me bashkëshortin 65-vjeçar. Modelja moldave ka qenë pjesë në klipet e këngëtarëve të famshëm Justin Bieder dhe Calvin Harris.

Ajo është Xenia Deli, e cila u martua në vitin 2016 me biznesmenin egjiptian Ossama Fathi Rabah Al-Sharif, në një ceremoni martesore përrallore në Santorini të Greqisë, e cila sipas mediave rozë, kushtoi 860 mijë paund.

Ndërkohë së fundi, Xenia ka publikuar foto për 850 mijë ndjekësit e saj në “Instagram” për të treguar që është shtatzënë.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al