13 Shtator, 2024

FOTO/ Modelja e njohur bën publike lidhjen e saj të dashurisë! Çifti shfaqen në momente intime gjatë pushimeve në Mykonos


Naomi Campbell, si rrallë herë më parë bëri një dalje publike me partnerin e saj, dyshja u pa duke pushuar në Mykonos të Greqisë. Supermodelja që vitet e fundit e ka mbajtur jetën e saj personale larg syrit të publikut, nuk e ka fshehur më dashurinë me DJ Rampa.

Pas videove të puthjeve të tyre në një nga vendet ku janë argëtuar, ata kanë publikuar foto nga qëndrimi i tyre në plazh.

Paparazi ka kapur modelen me partnerin e saj duke shijuar shëtitjen e tyre të kapur dorë për dore dhe duke u larë në det.

Ardhja e Campbell në Greqi u bë e ditur përmes videove të ndryshme të postuara në rrjetet sociale nga pronarët e një klubi të njohur në Mykonos.

Ajo u pa me syze dielli, duke kërcyer, më  pas disa pushues kanë filmuar video të cilat i kanë shpërndarë në TikTok dhe ja bërë  virale.

Në njërën prej tyre, supermodelja puth në buzë DJ Rampa , i cili po luante muzikë në eventin e klubit ku dukej se po argëtohej shumë .

 

 

© Panoramaplus.al