Me rastin e “Ditës së Nënës, aktroja e modelja e njohur, Chrissy Teigen, ka vendosur që në profilin e saj në “Instagram” një foto bardh e zi, ku ajo ka qenë shtatzënë.

“Gjëja më e mirë që kam bërë në jetë janë fëmijët e mi. Faleminderit që më bëtë një mami dhe ndryshuat jetën time përgjithmonë”, shkruan Chrissy bashkëngjitur me foton ku ajo është nudo e sapodalë nga dushi.

Kjo foto e guximshme ka marrë miliona pëlqime dhe mijëra komente, ku ndjekësit e kanë përgëzuar mbi mënyrën e veçantë sesi ajo zgjodhi të bëjë urimin me rastin e festës së nënës.

Kujtojmë se Chrissy është e martuar me këngëtarin e njohur John Legend. Çifti ka dy fëmijë, Lunën 3 vjeç dhe Miles 11-muajsh.


