11 Maj, 2018

Modelja e famshme, pa mbathje në Festivalin e Kanës (FOTO)


Modelja me famë botërore Irina Shayk u paraqit në Festivalin e Kanës me një fustan të kuq, pjesa e parme e të cilit ishte i gjithi i çarë e mbahej vetëm nga copa të vogla zinxhiri.

Sigurisht që nëpërmjet të çarave të fustanit dukej qartë se modelja nuk kishte veshur të brendshme, sepse një fustan i tillë nuk ta lë një mundësi të tillë. Ashtu siç duket dhe nga fotot që i janë bërë Irinës, ajo ka preferuar të “rrezikojë” dhe mos të veshë mbathje.

Por, edhe pse shumë i “rrezikshëm”, 32-vjeçarja arriti që të mos ketë asnjë incident me fustanin gjatë pozimeve për fotografët.

Irina Shayk ka një vajzë të vogël me partnerin e saj, aktorin e famshëm Bradley Cooper.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al