24 Dhjetor, 2024

Modelja e “Dolce & Cabbana” çmend rrjetin me fotot s*ksi, momentet argëtuese të moderatores me ekipin e punës


Moderatorja britanike, Maya Jama, ka ndezur rrjetin teksa ka pozuar me një fustan të shkurtër të bardhë kur po festonte.

Ajo ka organizuar një festë të mrekullueshme për ekipin e saj me rastin e festave në klubin e natës në Londër, “The Box”.

Teksa ka postuar disa foto në rrjetet e saj sociale, 30 vjeçarja seksi ka shkruar përbri: “Shumë argëtuese. Gëzuar për një vit të mbarë!”

Maya, një nga prezantueset më të dashura në Mbretërinë e Bashkuar, iu dha detyra nga Laura Whitmore, si prezantuese e Love Island në janar 2023.

Vitin e kaluar  ajo zbukuroi kopertinën e British Vogue  dhe ka realizuar një sërë fushatash për Rimmel,  Dolce & Gabbana dhe markën e rritjes së flokëve Beauty Works.

Muajin e kaluar “The Sun” zbuloi se Maya kishte grumbulluar 2.5 milionë vota si një nga prezantueset më të kërkuara në Mbretërinë e Bashkuar.

Prezantuesja, nga Bristol , ishte e famshme për lidhjen me reperin britanik  Stormzy , 31 vjeç, përpara se të ndaheshin përgjithmonë pas 10 vitesh.

Vitin e kaluar, Maya, e cila u fejua me basketbollistin Ben Simmons , 28 vjeç,tha se ishte ende në kërkim të dashurisë.

Dashuri e vërtetë. Kjo është gjithçka që dua ndonjëherë. Vetëm dashuri e vërtetë. Unë dua një mik të mirë me të cilin jam e dashuruar. Dhe këtë kam dashur edhe më parë,” tha ajo.

 

 

© Panoramaplus.al