2 Mars, 2022

Modelja denoncon: Më përjashtuan nga Airbnb se jam shume ‘hot’, po më persekutojnë


Një modele e Playboy pretendon se u përjashtua nga AirBnB për shkak të pamjes së saj të nxehtë.

Suzy Cortez, 31 vjeç, nga Brazili, kishte rezervuar shtëpinë për disa netë në janar të këtij viti, por pasi ajo takoi të zotin e shtëpisë, Suzy pretendon se ai e dëboi atë dhe i hodhi bagazhin e saj në kosh. Modelja shprehet se qenë viktimë e persekutimit dhe e diskriminuar sepse është tërheqëse.

Sipas modeles, pronari i shtëpisë ku ajo kishte pronotuar u ankua për rrobat që kishte veshur, specifikisht rrobat e stërvitjes së saj, përpara se ai të anulonte rezervimin. Ajo thotë se gjërat u nxehën aq shumë sa u detyrua të thërriste policinë. “U befasova kur pronari hyri në shtëpinë ku isha dhe mori sendet e mia dhe i hodhi në kosh. Ai e bëri këtë vetëm sepse unë isha shumë tërheqëse”, tha Suzy.

Modelja kontaktoi Airbnb dhe mori një email prej tyre duke thënë se rezervimi i saj ishte anuluar pasi ata nuk mund ta mbështesnin rezervimin.

Në përgjigje, më 31 janar, Suzy shkroi: “Fillova të merrja ankesa për rrobat e mia të palestrës, i zot ii shtëpisë thjesht tha se do të më duhej të largohesha nga apartamenti”. Ajo shtoi se incidenti ishte makthi më i madh që ajo ka përjetuar ndonjëherë dhe ajo ka qenë viktimë e paragjykimeve. “Jam jashtëzakonisht e turpëruar dhe e tronditur psikologjikisht. Udhëtimi për të parë prindërit e mi u kthye në një film horror,” tha ajo. Në një email për Airbnb, ajo shtoi: “Më duhej të dilja në rrugë, duke mos bërë absolutisht asgjë dhe duke mbajtur të gjitha gjërat e mia në një qese plehrash”.

© Panoramaplus.al