19 Prill, 2018

Modelja bukuroshe shqiptare shkëlqen në Beverly Hills (FOTO)


Ajo konsiderohet si një nga femrat më të bukura shqiptare. Madje shpesh herë pamja e Xhesika Berberit është krahasuar me atë të një modeleje me përmasa ndërkombëtare si Gigi Hadid.

Gjithashtu Berberi është duke ngjitur shkallët e karrierës së saj në botën e modës teksa jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Modelja bukuroshe ka postuar së fundmi një foto, teksa është në një pishinë me rroba banje, ku duket me të vërtetë e mrekullueshme.

Së bashku me modelen tjetër shqiptare, Adrola Dushi, edhe Xhesika kanë provuar të jenë edhe pjesë e engjëjve të “Victoria’s Secret” më parë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al