9 Mars, 2021

Modelja 19-vjeçare lë ndjekësit “pa frymë”, shfaqet mjaft seksi e veshur me të brendshme


Modelja 19-vjeçare, Amelia Hamlin, është në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes me Scott Disick, ish-partnerin e Kourtney Kardashian.

amelia hamlin (10)

Dyshja kanë një diferencë prej 18 vitesh së bashku, por duket se kjo nuk i shqetëson aspak që të dalin bashkë edhe në publik, shkruan “Daily Mail”.

Së fundmi, modelja ka postuar disa imazhe të reja në llogarinë e saj në Instagram, duke i lënë ndjekësit “pa frymë”.

amelia hamlin (5)

Bukuroshja shfaqej e veshur vetëm me të brendshme të bardha me dantellë, të cilat i tregonin thuajse çdo gjë.

Ajo kishte bërë make up natyral, ku mbizotëronin ngjyrat e tokës, ndërsa flokët i kishte lënë të lëshuar.

amelia hamlin (7)

Amelia prej kohësh ka vuajtur nga anoreksia, derisa në vitin 2018 vendosi që ta luftonte këtë gjendje.

Vajza e Lisa Rinna, 57 vjeç dhe Harry Hamlin, 69 vjeç, tha se çrregullimi i të ngrënit filloi kur pa fotot që i kishin bërë paparacët kur ishte 14 ose 15 vjeç.

amelia hamlin (6)

Ajo tha se në atë periudhë ndihej shumë keq me trupin e saj, dhe vendosi që të mbante një dietë të fortë, e cila e përkeqësoi edhe më shumë shëndetin e saj.

amelia hamlin (1)

Familja u detyrua që ta çonte të ndiqte një trajtim, ndryshe modelja rrezikonte të vdiste.

amelia hamlin (9)

Kjo ishte një ndër arsyet pse familja e saj ishte kundër lidhjes me Scott, sepse ai është i divorcuar dhe me tre fëmijë dhe ka pasur edhe vetë probleme me shëndetin mendor, gjë që mund t’i ndikojë edhe Amelia-s.

amelia hamlin (2)

© Panoramaplus.al