14 Prill, 2020

“Mjekët po rrezikojnë jetën e tyre”- Aktori i famshëm reagon ashpër: S’dua të dëgjoj ankesa nga njerëz të izoluar në vila me pishina


Ricky Gervais ka kritikuar të famshmit dhe të pasurit që ankohen për izolimin në shtëpi ndërsa personeli mjekësor rrezikon jetën e tyre për të trajtuar pacientët me COVID-19.

Komediani shprehu gjatë një interviste mirënjohjen për punonjësit e kujdesit shëndetësor që po luftojnë koronavirusin duke qëndruar në vijën e parë të frontit.

“Pasi të mbarojë kjo, kurrë nuk dua t’i dëgjoj njerëzit që ankohen për mirëqenien, kurrë nuk dua t’i dëgjoj njerëzit që ankohen për infermierët përsëri,”– u shpreh Gervais për The Sun. “Këta njerëz po punojnë me turne 14 orëshe dhe nuk po ankohen. Vendosin maska dhe rrezikojnë shëndetin e tyre dhe të familjarëve të tyre.”

Aktori shtoi se nuk dëshiron të dëgjojë më ankesa nga njerëz që kanë rezidenca me pishina.

“Shoh dikë që ankohet se është në një rezidencë me pishinë. Sinqerhsit, thjesh nuk dua ta dëgjoj më,”- shtoi ai.

 

© Panoramaplus.al