2 Mars, 2018

Miss Puka! Oriola Marashi do t’ju lërë pa fjalë me këto foto


Ka disa muaj që emri i Oriola Marashit është shndërruar në kryefjalën e mediave rozë. Modelja seksi është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku poston foto e video provokuese, e mesa duket nuk e ka ndërmend të ndalet.

Ditën e sotme, Marashi ka postuar një tjetër foto të nxehtë në “Instagram”, por përshkrimi i saj duket se ka habitur së tepërmi ndjekësit.

“Miss Puka”, ka shkruar modelja në përshkrimin e fotos, ku ajo shihet në mes të borës, e veshur me një peliçe dhe një veshje të kuqe lëkure që i nxjerr në pah dekoltenë bombastike.

Oriola është padyshim një prej vajzave më të bukura nga qyteti i Pukës për këtë nuk ka dyshime.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al