
Modelja Egla Harxhi, vetëm para pak kohësh ishte në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave të saj për lirinë seksuale dhe për faktin se është duke jetuar një marrëdhënie treshe, mes saj, bashkëshortit dhe një femre tjetër, identitetin e së cilës ajo gjithmonë ka preferuar ta mbajë të fshehtë.

Në një foto që ka postuar Egla në Instagramin e saj, i ka lënë krejtësisht gojëhapur ndjekësit. Ajo dhe partnerët e saj paraqiten në foto, të zhveshur teksa afrohen drejt detit. Mesa duket marrëdhënia mes atyre të treve është shumë harmonike.

Egla është e martuar me fotografin Jarl Ale De Bassile me të cilin pret edhe fëmijën e parë. Çifti aktualisht jeton në Fier dhefotot janë shkrepur në Libofsh të Fierit, por sa dimë ne Libofsha nuk është plazh ku mund të plazhojnë pushuesit nudo. A ka shkelur ligjin modelja në këtë rast?
© Panoramaplus.al
