Sot Miriam Cani feston ditëlindjen dhe kjo ditë nuk mund të kalonte pa një urim të veçantë nga partneri i saj, Alban Skënderaj. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, kantautori prek me fjalët e ndjera që ka përzgjedhur për të uruar gjysmën e tij.
Nëpërmjet këtij dedikimi Albani tregon se është me shumë fat që ka një grua si Miriami në jetën e tij dhe se ajo është një bekim për të dhe familjen e tyre. Duhet thënë se kantautori emocionon me këtë dedikim plot ndjenjë e dashuri për partneren dhe nënën e vajzës së tyre.
“Kush na njeh e di qe jam une ai me fat, qe ti je nje bekim ne jeten time dhe ne familjen tone, qe pa ty une nuk isha ky qe jam! Ti, qe dhuron dashuri e perkushtohet pa asnje kusht, qe duron cdo kaprico te karakterit tim jo te lehte, qe zbeh cdo pasiguri timen. Ti per mua nuk je as 1 ne 7.6 miliarde! Ti per mua je TI, E VETMJA! Mikja ime e zemres time, spiranca ne qiellin tim!Kush na njeh e di qe jam une ai me fat! Gezuar shpirt”, shkruan Alban Skënderaj në urimin e tij për Miriamin.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
