25 Mars, 2018

Miriam Cani tregon prapaskenat e vështira të propozimit romantik: Isha gati duke u mbytur


Propozimin romantik që Alban Skënderaj i bëri bashkëshrtes së tij Miriam Cani, me siguri e kujtoni të gjithë si një nga propozimet më romantike të showbiz-it shqiptar.

Albani zgjodhi thellësinë e oqeanit Indian për të bërë këtë moment sa më të paharrueshëm për Miriamin, e cila e ftuar në emisionin “Pop Culture” ka treguar për prapaskenat e këtij propozimi magjik, të cilat duket se kanë qenë të vështira.

Mes emocionesh këngëtarja tha se thellësia e më shumë se 20 metrash i ka rrezikuar jetën.
“Kur erdhi Albani u emocionova aq shumë sa i harrova të gjitha rregullat që na kishte thënë më parë instruktori, kështu që fillova të lëvizja fytyrën time ngaqë po qaja. I gjithë uji u fut në maskë.

Ne nuk na lejohej fare të lëviznim. Isha gati duke u mbytur. Allbani më thoshte të qetësohesha,”- rrëfeu Miriami. Videoja e propozimit u bë pjesë e klipit të këngës “Nëse  thua Po”, e cila u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar./Who/

© Panoramaplus.al