3 Maj, 2018

Miriam Cani sapo preu flokët, zbulon modelin më trendi të sezonit


Prej vitesh jemi mësuar që këngëtaren Miriam Cani ta shikojmë pothuajse me të njëjtën pamje, me flokë të gjatë biondë dhe me ëmbëlsinë që e karakterizon.

Por këtë herë Miriami na ka surprizuar me look-un e saj. Duket se edhe këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar nuk ka arritur që t’i shpëtojë tendencës së fundit që ka kapur të gjitha femrat e ekranit.

Në një foto të publikuar në “Instagram”, Miriami shfaqet pa grim dhe me flokët e shkurtuara deri te shpatullat. Fansat e kanë pëlqyer modelin e ri të saj ku e kanë komplimentuar për look-un e ri.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al