Në fillim të këtij viti, Miriam Cani u bë nënë për herë të dytë, pasi solli në jetë vogëlushin Duam.
Ditën e djeshme, ajo ka zbuluar për herë të parë portretin e tij nëpërmjet një videoje të ëmbël, për të cilën është frymëzuar pikërisht nga i biri.
“Duam, si e do natyra diellin. Duam, si e duan yjet qiellin. Ti më ke frymëzuar të krijoj diçka që është e mbushur plot dashuri e mirësi. E pastër si dashuria e nënës!”, ka shkruar këngëtarja krahas videos së bukur.

Miriam i është përkushtuar plotësisht dy fëmijëve të saj, vajzës, Ameli, djalit, Duam, si dhe partnerit, Alban Skënderaj, duke u shkëputur kështu përkohësisht nga muzika.



