23 Gusht, 2018

Miriam Cani e emocionuar për ditën e parë të kopshtit të Amelisë, ja sa është rritur (FOTO)


Ata janë një ndër çiftet më të dashur të publikut shqiptar. Është fjala për Alban Skënderajn dhe Miriam Canin, të cilët dinë gjithmonë të jenë në qendër të vëmendjes me produktet e tyre artistike.

Por Albani dhe Miriami tërheqin vëmendjen e publikut edhe me imazhin e familjes ideale që përcjellin. E si pasojë, po aq e komentuar sa dy këngëtarët është edhe vogëlushja e tyre, Ameli.

Çifti i famshëm publikon shpesh foto të vajzës, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve më ëmbëlsinë që e karakterizon atë. Por ditën e sotme Ameli ka nisur kopshtin për herë të parë.

Miriami është emocionuar shumë dhe ka ndarë një foto me ndjekësit e saj në profilin e “Instagram”-it.

“Dita jonë e parë në kopësht. Emocionet e mia nisën shumë ditë e javë më parë ndërkohë që Ameli sot ishte totalisht e relaksuar dhe u lumtura pa masë. Fillim të mbarë të gjithë fëmijëve”, shkruan këngëtarja krahas fotos.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al