Calvin Harris njoftoi lindjen e djalit të tij në rrjetet sociale duke postuar foto të lindjes së vogëlushit, i cili erdhi në jetë në një pishinë për fëmijë në shtëpi, por kjo shkaktoi reagime.

Postimi i DJ përmban, ndër të tjera, një foto të placentës. Komentuesit shprehën sikletin dhe bezdisjen e tyre teksa shkruajtën “nuk prisnim të shihnin imazhe të tilla personale”, “duhej të kishte pasur ndonjë paralajmërim”.
Në të njëjtin postim, Harris shprehu admirimin e tij për gruan e tij dhe nënën e djalit të tij, Vic Hope, duke e quajtur atë një “superheroinë”.
“Më 20 korrik lindi djali ynë. Micah është këtu. Gruaja ime është një superheroinë dhe e admiroj pafundësisht për mençurinë e saj. Jam thjesht mirënjohës. Micah, të duam shumë”, shkroi Dj i famshëm në mbishkrim.


© Panoramaplus.al

